sitemap
Bursa nga USAID

Bursa » Bursa nga USAID

Postuar me: 17/01/2014 1:06pm

Afati: 14/02/2014

Niveli: Master

Lemia: Te ndryshme

Një program i ri i cili po lansohet këtë muaj do të ofroj mundësi të reja në arsim për qindra lider të rinj që janë në ngritje e sipër në Kosovë, përmes bursave, partneriteteve, dhe këmbimit me universitetet Amerikane. Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar(USAID) është në proces të prokurimit të shërbimeve për të implementuar Programin e Bursave dhe Partneritetve për Lidership Transformues, program ky pesëvjeçar që ka për qëllim zhvillimin e mëtutjeshëm të një kuadri profesionist të liderëve që do të mund të shtyejnë përpara zhvillimin substancial ekonomik, politik dhe shoqëror në Kosovë.   

Programi do të mbështes një minimum prej 160 bursave për studime të nivelit master në Sh.B.A., nga fushat e Sundimit të Ligjit, Shkencave Inxhinjerike, Administratës Publike, Bujqësisë, Menaxhimit të Ndërmarrjeve, Financave, Ekonomisë, Sistemeve Informatike, Edukimit, Studimeve Gjinore, dhe Studimeve Ndërdisciplinare, deri në muajin shkurt të vitit 2019.    

USAID-i/Kosovë fton të gjithë të interesuarit për t’u bërë kandidatë për studimet master në fushat e lartpërmendura që të aplikojnë, përmes një thirrjeje të hapur për aplikacione për vitin akademik 2014-2015. Përafërsisht  50 bursa do të jepen përmes kësaj thirrjeje fillestare.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Rezidenca dhe nënshtetësia Kosovare;
  • Diploma e studimeve themelore nga një institucion i akredituar;
  • Zotimi për t’u kthyer në Kosovë pas përfundimit të programit studimor me qëllim të punës në të mire të qytetarëve të vendit për së paku dy vite;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze;
  • Gadishmëria për të filluar programin e studimeve në Sh.B.A. në vjeshtë të vitit 2014;
  • Aftësia për të marrë dhe mirëmbajtur vizën U.S. J-1 të vizituesit në këmbim;
  • Aftësia për të demonstruar zotësi profesionale dhe potencial për lidership në fushën e zgjedhur të specializimit;
  • Posedimi i pasaportës Kosovare, të vlefshme së paku deri në tetor të vitit 2016.

Për më tepër informata lidhur me procesin  e aplikimit, ju lutemi t’i referoheni faqes së internetiti të USAID-it në Kosovë (http://www.usaid.gov/kosovo/partnership-opportunities) or Facebook page (www.facebook.com/usaidkosovo).  

Aplikaconi mund të shkarkohet drejtpërdrejt nga faqja e internetit. CV-të dhe aplikacionet duhet të dorëzohen përmes postës elektronike në adresën PristinaUSAIDScholarships@usaid.gov jo më vonë se në datën 14 shkurt 2014.