sitemap
Kolegji AAB-Riinvest

Informata » Universitetet dhe kolegjet e akredituara në Kosovë » Kolegji AAB-Riinvest

Postuar me: 30/01/2011 11:30pm

Universiteti AAB-Riinvest u themelua më 2001, atëbotë me emërtimin “Akademia e Arteve të Bukura”. Aktivitetin e vet e filloi me 52 studentë, me studime në të vetmin fakultet atë të Komunikimeve Masive, në një kapacitet hapësinor prej 300 m2.

Në vitin akademik 2003/2004 regjistroi 58 studentë të rinj, duke shtuar edhe kapacitetin hapësinor në 450 m2.

Vitin akademik 2004/2005 “Akademia e Arteve të Bukura” e filloi me gjithsejtë 200 studentë të regjistruar.

Më 19.10.2004 “Akademia e Artve të Bukura” licencohet nga MASHT e Kosovës, me numër licence 823/02-1, si bartës i arsimit të lartë.

Në tetor të vitit 2004 themeluesi fillon aktivitetet dhe investimet për ndërtimin e ndërtesës vetanake. Ky aktivitet i themeluesit ishte pikënisje për menaxhmentin për ndërtimin e një strategjie për zgjerimin e veprimtarisë meqë kapaciteti hapësinor i planifikuar prej 2800 m2 (në fazën e parë 1800 m2) premtonte mundësi për një gjë të tillë.

Pas përgatitjeve disa muajshe në muajin prill, menxhmenti filloi, ndërsa në muajin maj e përfundoi procedurën interne për zgjerim të veprimtarisë, të paraparë me statut dhe rregullore si edhe me Ligjin mbi Arsimin e Lartë të Kosovës. Procedura përfundon me Vendimin pozitiv të Këshillit Drejtues ndaj propozimit të menaxhmentit dhe themeluesit për zgjerim dhe ndryshim të emrit.