sitemap
Kolegji Gjilani

Informata » Universitetet dhe kolegjet e akredituara në Kosovë » Kolegji Gjilani

Postuar me: 30/01/2011 11:42pm

Duke pas parasysh nevojat në rritje të rajonit të Anamoravës (përfshirë edhe Luginën e Preshevës) për Institucione të Arsimit të Lartë, e bashkë me këtë edhe faktin se kërkesat e tregut për kuadër të specializuar ndërkohë janë në proporcion të zhdrejtë me mundësitë që ofron i vetmi Universitet Publik në Prishtinë, ideatorët dhe themeluesit e Universitetit GJILANI, pas përgatitjeve paraprake të nevojshme, në përputhje me kërkesat e parashtruara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, morën iniciativën për ngritjen e Universitetit Gjilani, në Gjilan.


Në përputhje të plotë me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Udhëzimin Administrativ të MASHT, nr. 14/2003, të lëshuar më 17.07.2003, u bë kërkesa për licencim dhe startoi viti i parë akademik 2006/2007 i këtij Institucioni të Arsimit të Lartë dhe me këtë zuri fill edhe historia e Universitetit tonë.