sitemap
Kolegji i Menaxhmentit Internacional

Informata » Universitetet dhe kolegjet e akredituara në Kosovë » Kolegji i Menaxhmentit Internacional

Postuar me: 30/01/2011 11:39pm

Kolegji i Menaxhmentit Internacional – KMI, do të jetë qendër e studimit dhe arsimit të lartë në Kosovë në lëmit e shkencave të Menaxhmentit Internacional, konkurrente me vendet e rajonit dhe më gjerë me një staf të përgatitur në universitete dhe institucione prestigjioze vendore dhe të huaja ose të jashtme, me një menaxhment bashkohor që është i gatshëm ti pranoj sfidat qe i parashtron edukimit modern për pajisjen e të rinjve me dije nga menaxhimi dhe ndërmarrësia me shkathtësi të mjaftueshme të ngritjes profesionale konform kërkesave dhe standardeve të tregut ndërkombëtar të punës.

Misioni i KMI-se është që të ofroj edukim dhe hulumtim cilësor në sferën e menaxhimit të  ekonomisë dhe biznesit modern Internacional, duke prodhuar kuadro plotësisht të afta që tu përgjigjen sfidave të ekonomisë moderne vendore dhe  internacionale të shekullit të XXI.