sitemap
Kolegji Iliria

Informata » Universitetet dhe kolegjet e akredituara në Kosovë » Kolegji Iliria

Postuar me: 30/01/2011 11:36pm

Universiteti Mbretëror ILIRIA është një universitet modern, ku gërshetohet tradita arsimore shqiptare me konceptet bashkëkohore të arsimit dhe edukimit. Një universitet me në qendër studentin dhe vetëm studentin është filozofia themelore e Universitetit Mbretëror ILIRIA. Ky universitet është themeluar dhe funksionon pikërisht për të siguruar arsim cilësor për brezat e rinj. Stafi, planprogramet, materialet mësimore, metodologjia e mësimdhënies, pajisjet, ambientet, aktivitetet, etj. janë të gjitha në shërbim të formimit cilësor të çdo studenti, që hyn në auditoret e Universitetit Mbretëror ILIRIA. Vështirësitë e çdo studenti janë shqetësimi jetësor i Universitetit Mbretëror ILIRIA, suksesi i çdo studenti motiv i fuqishëm për punë të vazhdueshme me cilësi sipërore!

Universiteti Mbretëror ILIRIA synon dhe punon të formojë kuadro me vetëdije të lartë kombëtare. Kjo është arsyeja se pse ILIRIA është pjesë e pandashme dhe e natyrshme e elitës së universiteteve në botë: Universiteteve Mbretërore!  Universiteti Mbretëror ILIRIA në organizimin e punës brenda tij mbështetet në idenë se universitetet krijojnë elita dhe se këto elita duhet të kenë njohuri dhe vetëdije për interesat e kombit. Formimi i elitave është përkushtimi ynë, fryma kombëtare është inspirimi ynë!

Universiteti Mbretëror ILIRIA siguron mundësi të shkëlqyeshme për të rinjtë ambiciozë, të cilët kanë dëshirë të ndjekin një universitet, që ofron ndërthurje të teorisë dhe praktikës, përgatitje për nevojat imediate dhe të ardhme të shoqërisë, orientim të vendosur drejt një institucioni akademik hulumtues, etj.