sitemap
Kolegji Universitar Universum

Informata » Universitetet dhe kolegjet e akredituara në Kosovë » Kolegji Universitar Universum

Postuar me: 30/01/2011 11:40pm

Kolegji Universitar Universum është institucion i arsimit të lartë, i akredituar pa kusht nga Agjencia për Akreditim e Kosovës. Programet e studimit, menaxhimi institucional dhe sigurimi i cilësisë janë vlerësuar shumë lartë nga ekspertët ndërkombëtarë (shih raportet e akreditimit).

Universum ka partneritetet më të fuqishme ndërkombëtare nga te gjitha institucionet që veprojnë në Kosovë. Është i binjakëzuar me Chichester College (Angli), anëtarësuar në Global College Network, Anglia Network Europe, European Higher Education Society dhe ka mëse 30 institucione partnere nga e gjithë bota.

Është institucioni i vetëm privat në Kosovë i cili ka fituar grant nga Ambasada e SHBA-vë dhe Departamenti i Shtetit për zhvillimin e një Reviste Shkencore ndërkombëtare.