sitemap
Kolegji Victory

Informata » Universitetet dhe kolegjet e akredituara në Kosovë » Kolegji Victory

Postuar me: 30/01/2011 11:39pm

Kolegji Victory është themeluar si institucion privat i arsimit të lartë në Kosovë, dhe ka operuar me licencë nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës. Ndërsa nga 24.07.2009, Kolegji Victory është akredituar nga Agjensioni i Akreditimit i Kosovës dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Kolegji Victory është institucion privat i arsimit të lartë, i cili është themeluar në vitin 2005.

Qëllimi i tij ishte të sjellë jo vetëm risi kualitative, por edhe programe funksionale arsimore, duke u bazuar në plan-programin e Departamentit të Tregtisë Ndërkombëtare të Fakultetit të Ekonomisë Afariste të Universitetit “Libertas” të Zagrebit; si dhe të Fakultetit të Politikës Ndërkombëtare dhe Diplomacisë të Universitetit Publik të Zagrebit.