sitemap
Shkolla e Lartë Profesionale e Artit "Evolucion"

Informata » Universitetet dhe kolegjet e akredituara në Kosovë » Shkolla e Lartë Profesionale e Artit "Evolucion"

Postuar me: 30/01/2011 11:44pm

Akademia Evolucion është Shkollë e Arteve Aplikative që ofron nivelin BACHELOR të studimeve, e themeluar në vitin 2005 si Instituti i Modës Evolucion.
AE ofron studime me nivel të standardit europian, si dhe është shkolla e parë e Dizajnit të Modës, Kostumografisë, Dizajnit të Komunikimit - Multimedia, Fotografisë në tërë hapësirat shqiptare e licencuar nga MASHT ( nr. 503/02-1 ).

Ofron staf pedagogjik me karierë të dëshmuar krijuese dhe pedagogjike që i mundëson studentit, krijuasit të ardhshëm, të ketë harmonizim të punës praktike dhe teorike që në fillim të studimeve.
Akademia Evolucion ka marrëdhënie të ngushta me shkolla në Evropë dhe SHBA, këtu vlen të përmenden : Instituto di moda Burgo-Milano, Domus Academy, NABA, IED, Academy of Arts SHBA ...

Studentit i jep mundësi vijimi të kurseve verore në kampet e shkollave të sipërpërmendura.
Ofron mundësi këmbimi të studentëve të viteve përfundimtare në Bachelor dhe mundëson vazhdim të studimeve MASTER në Itali.