sitemap
Shkolla e Lartë Profesionale "Qeap-Heimerer"

Informata » Universitetet dhe kolegjet e akredituara në Kosovë » Shkolla e Lartë Profesionale "Qeap-Heimerer"

Postuar me: 30/01/2011 11:50pm

Si bartës i Arsimit të Lartë: Qendra Evropiane për Arsim  Profesional  "qeap – heimerer" bazament të  tij ka Institutin e Evropës Juglindore për Avancime në Shëndetësi dhe Infermieri me një aktivitet shumëvjeçar shkencor dhe arsimor në hapësirën shëndetësore në Kosovë rajon dhe Institucionin arsimor gjerman Heimrer GmbH me një përvojë 30-vjeçare në arsim profesional. Frymëzim kryesor i themelimit të këtij institucioni ishte nevoja imediate e ofrimit të  kualifikimeve të reja dhe përmirësimi i cilësisë së kualifikimeve ekzistuese në fushat sociale, të shëndetësisë në përgjithësi dhe atë të infermierisë në veçanti. 

Posedimi optimal i resurseve për një institucion të tillë arsimor i cili duke pasur për bazë  rrjetin e gjerë të bashkëpunimit me institucione të  ngjashme në Evropë synon implementimin e standardeve të bashkësisë evropiane në Kosovë që paraqet një garancë të shëndoshë për sukses.