sitemap
Universiteti i Prishtinës

Informata » Universitetet dhe kolegjet e akredituara në Kosovë » Universiteti i Prishtinës

Postuar me: 30/01/2011 11:28pm

Universiteti i Prishtinës është themeluar me Ligjin mbi Themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës, më 18 nëntor 1969.
Universiteti i Prishtinës në vitin akademik 2009/2010 i ka të regjistruar 41.833 studentë, prej tyre 37.839 në studime themelore dhe 3.544 në studime Master.

Universiteti i Prishtinës i ka këto njësi akademike:

1. Fakultetin Filozofik
2. Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore
3. Fakultetin e Filologjisë
4. Fakultetin Juridik
5. Fakultetin Ekonomik
6. Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës
7. Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
8. Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike
9. Fakultetin e Mjekësisë
10. Fakultetin e Arteve
11. Fakultetin e Bujqësisë
12. Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë
13. Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit
14. Fakultetin e Edukimit
15. Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë
16. Fakultetin e Shkencave të Aplikuara Teknike në Mitrovicë, dhe
17. Fakultetin e Shkencave të Aplikuara Teknike në Ferizaj