sitemap
Burgenland, Austri

Informata » Universitetet në Austri » Burgenland, Austri

Postuar me: 16/02/2011 7:15pm

Burgenland është shteti i 7-të për nga madhësia në Austri. Si kryeqytet të tij e ka Eisenstadt dhe ka një popullsi prej rreth 280 mijë banorëve. Për dallim nga shtetet tjera në Austri, nuk ka universitet shtetëror, mirëpo ka një universitet privat dhe dy universitete të shkencave të aplikuara.


Universitetet private

Universiteti Evropian i Paqes, është formuar në vitin 1988 dhe është universitet privat. Ka tre drejtime Master dhe atë në: studimet e paqes dhe konflikteve; studimet e paqes dhe sigurisë evropiane; krijimi i paqes.

Për më shumë, vizitoni ueb faqen e universitetit: http://www.epu.ac.at/epu/


Universitetet e shkencave të aplikuara

Burgenland ka dy universitete të shkencave të aplikuara dhe atë në Eisenstadt dhe Pinkafeld. Për më shumë, vizitoni ueb faqen e universitetit: http://www.fh-burgenland.at/default.asp