sitemap
Carinthia, Austri

Informata » Universitetet në Austri » Carinthia, Austri

Postuar me: 16/02/2011 7:17pm

Carinthia ka për kryeqytet Klagenfurt dhe ka një popullsi prej afër 560 mijë banorë. Si industri kryesore të Carinthia-së janë turizmi, elektronika, inxhinieria, pylltaria dhe bujqësia. Siemens dhe Philips kanë pjesë të mëdha në Carinthia.

Carinthia ka dy universitete: një shtetëror dhe një të shkencave të aplikuara.

 

Universitetet shtetërore

Universiteti i Klagenfurtit është universitet shtetëror i themeluar me 1970, që ndryshe njihet edhe si Alpe-Adria . Ka rreth 8000 studentë dhe rreth 700 personel .  Në vete përmban disa fakultete: Humanizëm dhe shkenca sociale; menaxhment dhe ekonomi; studime ndërdisiplinore dhe vazhdim i edukimit; si dhe teknologji.

Studimet e doktoraturës mund të vazhdohen në shkenca sociale, shkenca natyrale, filozofi, shkenca teknike dhe ekonomike.

Për më shumë, vizitoni ueb faqen e universitetit: http://www.uni-klu.ac.at/main/inhalt/1.htm

 

Universitetet e shkencave të aplikuara

Carinthia ka dy universitete të shkencave të aplikuara dhe atë në Spittal an der Drau, Klagenfurt, Villach dhe Feldkirchen në Kärnten. Për më shumë, vizitoni ueb faqen e universitetit: http://www.fh-kaernten.at/en/