sitemap
Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës
scaak2

Trajnime » Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës

Postuar me: 10/07/2010 7:17pm

ShKÇAK është një organizatë e kontabilitetit dhe auditimit profesional i cili i ka krijuar vetes një hapësirë të vlefshme në shoqërinë Kosovare duke themeluar programin e parë të edukimit për profesionin e kontabilitetit në Kosovë dhe duke vepruar në përputhje jo vetëm me Rregulloret për profesionin por njëkohësisht edhe me standardet ndërkombëtare të edukimit dhe trajnimit. ShKÇAK është anëtare me të drejta të plota e Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (IFAC).

ShKÇAK organizon trajnime për: 

Teknik i kontabilitetit

Kontabilist i çertifikuar, dhe

Auditor i çertifikuar

 

Një individ i regjistruar në Shoqatë që ndjek fillon planin mësimor dhe provimet për nivelin e parë për Teknik të Kontabilitetit do të ketë statusin si Student.

Studentët do tu përmbahen procedurave të aplikimit dhe në bazë të cilave Shoqata do të vendos se a do ta pranojë një aplikacion të tillë apo jo.

Këshilli do të përcaktojë me rregullore dhe me udhëzime kushtet sipas të cilave një person do të fitojë statusin e studentit të regjistruar si dhe kriteret të cilat ai student duhet t’i plotësojë për ta mbajtur atë status. Kjo nënkupton lidhjen, respektimin e Statutit të ShKÇAK si dhe të gjitha rregulloreve në fuqi.

Anëtarët që janë studentë aktiv do të paguajnë pagesa vjetore për anëtarësim.

Pagesa e anëtarësisë nga studentët është kusht i domosdoshëm për vijimin e Programin çertifikues.

Anëtarët studentë nuk do të kenë të drejtë vote në punën e Asamblesë.

Anëtarët studentë konsiderohen si të tillë deri në momentin e arritjes së thirrjes “Teknik i Kontabilitetit”.

 

(http://www.scaak-ks.org)