sitemap
Instituti për studime Politike dhe Evropiane

Informata » Universitetet dhe kolegjet e akredituara në Kosovë » Instituti për studime Politike dhe Evropiane

Postuar me: 30/01/2011 11:47pm

Instituti për Studime Politike dhe Evropiane (ISPE) është themeluar në vitin 2009 me qëllim që t’i kontribuojë shoqërisë kosovare drejt zvogëlimit të deficitit profesional, promovimit të sundimit të ligjit, forcimit të stabilitetit politik, demokracisë dhe vlerave të saj demokratike. ISPE është themeluar për të ofruar mbështetje në zhvillimin e arsimit universitar të vendit, përmes studimeve dhe kërkimeve shkencore, duke promovuar mbështetje në përmbushjen e standardeve të procesit të Integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Në bashkëpunim me Universitetin e Bremenit (Gjermani), Instituti për Studime Politike dhe Evropiane, ofron programin Bachelor për Studimet të Integruara Evropiane.