sitemap
Kolegji Universitar Biznesi

Informata » Universitetet dhe kolegjet e akredituara në Kosovë » Kolegji Universitar Biznesi

Postuar me: 30/01/2011 11:41pm

Kolegji Universitar “Biznesi”  është institucion privat i arsimit të lartë i themeluar në vitin 2004, si Institucion Privat i Arsimit të Lartë (IPAL) në Kosovë. Themelimi i IALU “Biznesi” është i bazuar në Rregulloren nr. 2003/04 për shpalljen e Ligjit mbi arsimin e lartë, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe në Udhëzimin Administrativ mbi Licencimin e bartësve privatë të arsimit të lartë në Kosovë, nr. 14/2003.

Kolegji Universitar “Biznesi” është licencuar dhe  Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Pas përgatitjeve të plota teknike, rekrutimit të stafit akademik dhe atij administrativ, gjithnjë në bazë ligjore, Kolegji Universitar “Biznesi” ka filluar punën në vitin shkollor akademik 2005/06, deri më tash në IAUL “Biznesi” janë regjistruar katër gjenerata të studentëve, çka do të thotë se studimet zhvillohen në gjeneratën për vitin e parë, të dytë dhe të tretë.

Kolegji Universitar “Biznesi” veprimtarinë e tij akademike e zhvillon në tri fakultete:

1. Fakulteti Ekonomik

2. Fakulteti i Emergjencave

3. Fakulteti Juridik