sitemap
Shkolla e lartë teknike “Design Factory”

Informata » Universitetet dhe kolegjet e akredituara në Kosovë » Shkolla e lartë teknike “Design Factory”

Postuar me: 30/01/2011 11:46pm

Design Factory” është shkollë profesionale për studime në fushën e dizajnit të modës. Është themeluar në vitin 2005, si shkolla e parë e ketij lloji në Kosovë, nën perkujdesjen e personelit pedagogjik-akademik ndërkombëtar nga Parisi.

Me “Design Factory” për herë të parë në Kosovë dhe rajon është krijuar mundësia e studimit Bachelor për Dizajn të Modës, si kërkesë e kohës, mjet komunikimi dhe sprovë në kreativitetet vetanake për gjeneratën e parë të studentëve nga Kosova, Shqipëria, Mali i zi, Maqedonia dhe vendet e tjera të rajonit. Aktualisht stafi përbëhet kryesisht nga emra të njohur në industrin e modes në vend dhe botë.

“Desing Factory” ka aleat të fuqishëm afër vetës, të cilët vërtet janë të nderuar në fushen e modes në botë. Akademia italiane e modes në Maqedoni, , Izet Curri, Nicol Keler, David Priol, Chi Chi Lam, janë njerëz që kanë dhënë më të mirën e tyre për këtë shkollë mode, e cila rri e ranguar lartë për kualitetin dhe cilësin mësimore që ofron. Në këtë shkollë, idea bënë ligjin, dhe siç thonë profesionistët e dëshmuar të modes këtu kërkohet talenti, aftësia, vullneti, e mbi të gjitha kreativiteti.